VOA/ Shkup, Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në koalicionin qeveritar

Maqedonia

VOA/ Shkup, Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në koalicionin qeveritar

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut, partia Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski pritet brenda ditës së sotme së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin ta zyrtarizojnë pjesëmarrjen e kësaj partie shqiptare në qeveri.

Aleanca për Shqiptarët pritet të drejtojë dy ministri, atë të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, por edhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike, nëse nga qeveria largohet partia Alternativa.

Nëse jo, Aleanca për Shqiptarët do të marrë postin e Zëvendës-Kryeministrit të ngarkuar me Çështjet Ekonomike, njoftoi zoti Taravari.

Aleanca për Shqiptarët pritet të ketë dhe dy zëvendës-ministra, atë të Mbrojtjes dhe të Bujqësisë. Nuk dihet ende nëse partia Alternativa, do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion qeveritar me një ministri të vetme.

Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet sot, Parlamenti do të mblidhet në seancë të hënën për të miratuar kabinetin e riformatuar qeveritar./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat