Ekskluzive: Këto janë ministrat dhe zëvendës ministrat e Aleancës për Shqiptarët

Maqedonia

Ekskluzive: Këto janë ministrat dhe zëvendës ministrat e Aleancës për Shqiptarët

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët sot ka bërë të ditur emrat e ministrave dhe zv. ministrave të cilët do të bëjnë pjesë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Nga ASH për Telegrafi Maqedoni konfirmojnë se Ministër i Shëndetësisë do të jetë Fatmir Mexhiti, Ministër i Drejtësisë do të jetë Krenar Lloga, ndërsa Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë

Nga atje theksojnë se zv. ministër i Mbrojtjes do të jetë Tiron Jahjaga, ndërsa Vjollca Berisha do të jetë zv. ministre e Bujqësisë.

Kujtojmë se dje kryesia e ASH-së vendosi që të merr pjesë në shumicën e re parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat