Besimi: Zgjidhje të përhershme për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla

Maqedonia

Besimi: Zgjidhje të përhershme për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:44
Fatmir Besimi

Pas protestave dhe kërkesave të pacientëve me fibrozë cistike që shteti të sigurojë medikamentin “Trikafta”, ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se duhet gjetur një zgjidhje e përhershme për blerjen e ilaçeve për sëmundjet e rralla.

“Duhet të fokusohemi në tejkalimin e çdo pengese të mundshme burokratike apo të tjera për të gjetur një zgjidhje të përhershme për blerjen e ilaçeve për personat me sëmundje të rralla”, tha Besimi për “Sitel”.

Roli i Ministrisë, theksoi ai, është që të deklarojë kornizën gjatë krijimit të Buxhetit, sa para janë në dispozicion, sa do të jenë të ardhurat dhe si do të shpërndahen.

“Problemi me prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla është i shumë kohërave. Për rastin e fundit ka pasur një konkluzion të Qeverisë, ka pasur mbledhje për zgjidhjen e problemit, është gjetur një zgjidhje, është marrë vendim nga qeveria që do të kujdeset dhe dje është marrë vendim që të zbatohet si sa më shpejt”, sqaroi Ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat