Sali: 500 mjekë u paraqitën për të ndihmuar, por Ambasada u tha se s’ka nevojë të ndihmojnë në Turqi

Maqedonia

Sali: 500 mjekë u paraqitën për të ndihmuar, por Ambasada u tha se s’ka nevojë të ndihmojnë në Turqi

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:17
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka bërë të ditur se 500 mjekë nga vendi ynë janë paraqitur vullnetarisht për të shkuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi, por ambasada turke në vendin tonë është përgjigjur se nuk është e nevojshme të shkohet në terren.

Megjithatë ministri Sali i falënderon të gjithë 500 mjekët që kanë ofruar gatishmërinë të shërbejnë në zonat e tërmetit.

Postimi falënderues i ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali:

500 herë falënderime për 500 persona me të madhe!

Të nderuar,

Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për gatishmërinë tuaj për të ofruar ndihmën tuaj në pasojat e tërmetit në Republikën Turkiye. Gatishmëria dhe përkushtimi juaj për të ndihmuar ata që kanë nevojë gjatë kësaj kohe sfiduese është i paçmuar. Ne morëm informacion nga Ambasada e R. Turkiye në R. e Maqedonisë së Veriut që nuk ka nevojë të shkojmë në terren, por gjithashtu shprehën falënderime dhe mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në këtë kohë të vështirë.

Ju keni lënë gjurmë dhe simpati tek populli dhe R. Turkiye dhe unë jam i nderuar që patëm mundësinë të ofrojmë një grup kaq të mrekullueshëm individësh që numëronte mbi 500 të paraqitur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat