Shtetasi i Gjermanisë vdiq në Spitalin e Shkupit, hetohen shkaqet

Maqedonia

Shtetasi i Gjermanisë vdiq në Spitalin e Shkupit, hetohen shkaqet

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Një shtetas i Gjermanisë, me dokumente udhëtimit të SHBA-ve, 42-vjeçar dhe me iniaciale I.D.K i cili ka qenë me qëndrim në Shkup, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është gjetur në dysheme në banesën ku ka qenë duke banuar.

Më pas ai ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në ora 12:00 të datës 12.02.2023, pasi ka arritur denoncimi në Sektorin e punëve të Brendshme.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat