Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

Maqedonia

Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:10
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur rreth keqpërdorimeve të veturave zyrtare nga funksionarë të lartë për qëllime partiake, theksoi se çdo shkelje e Ligjit duhet të sanksionohet nga organet kompetente.

Ai u bëri apel qytetarëve dhe institucioneve që të denoncojnë rastet e këtilla.

“Ne kemi sistem juridik ku sanksionohet çdo keqpërdorim, unë këtë e kam vërtetuar këtë me shkarkimin dhe emërimin e një numri të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për moskryerjen e punëve ashtu siç duhet. E dyta se a sanksionohet kjo në rast se ka dyshime të caktuara dhe a sanksionohet në bazë të Ligjit. Ju e dini se ne në shtet kemi ingerenca të ndara në shtet, njëra është pushteti ligj-vënës, e dyta është pushteti ekzekutiv dhe e treta është pushteti gjyqësor, që është i pavarur”.

"Çdo qytetar, çdo medium, çdo institucion mundet lirisht të denoncoj çfarëdo shkelje të Ligjit nga ana e cilido qoftë individ dhe normalisht Prokuroria duhet të veproj dhe në rast se dëshmohet se për atë ekzistojnë fakte, edhe gjykata do të ndërmerr masa”, tha Kovaçevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat