BPV në Maqedoni ka shënuar rritje për 0.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Maqedonia

BPV në Maqedoni ka shënuar rritje për 0.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Norma e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2022 është 0,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, rritja më e madhe është vërejtur në sektorët – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim për 8.3 për qind; Arte, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbimi; Aktivitetet të amvisërisë si punëdhënës; aktivitete të amvisërisë që prodhojnë mallra dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 1.5 për qind, si dhe aktivitetet që lidhen me pasuritë e patundshme ka shënuar rritje për 1.3 për qind.

Konsumi final i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt të vitit 2022, janë rritur për 17 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 67.1 për qind.

Në të njëjtën periudhë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u rrit nominalisht me 25.4 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje nominale prej 17.5 përqind.

Norma e BPV-së në tremujorin e parë të këtij viti ishte 2.4 për qind, në të dytin 2.8 për qind dhe në të tretin dy për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat