​Kovaçevski: Nuk do të lejojmë përfitime në kurriz të qytetarëve

Maqedonia

​Kovaçevski: Nuk do të lejojmë përfitime në kurriz të qytetarëve

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:49
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi bojkotin e disa prodhuesve të bukës, ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë që disa kompani të fitojnë në kurriz të qytetarëve në këtë moment kur siç u shpreh ai duhet të vijë në shprehje solidariteti.

Kovaçevski madje paralajmëroi edhe mundësinë për ngrirjen e çmimeve edhe të disa produkteve tjera elementare.

"Të fitohet në kurriz të qytetarëve tani kur të gjithë duhet të tregohemi solidar, për mua është shumë e pakuptimtë dhe më e keqja që mund ta bëjë një kompani.

Nga ana tjetër kemi kompani që janë të përgjegjshme dhe po i kryejnë punët e tyre sipas rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë…Në ministrinë e Ekonomisë po bëhen analiza edhe për çmimet e prodhimeve tjera dhe në të ardhmen mund të ketë ngrirje të çmimeve edhe të produkteve tjera elementare”, deklaroi Kovaçevski. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat