Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut që vende-vende do të jenë të dendura (mbi 20 l/m2) dhe të përcjella me shtrëngata të rralla, sidomos në pjesët jugperëndimore.

Në malet më të larta reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë -1 deri 11 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 5 deri në 8 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat