219 shoferë të sanksionuar në Shkup: 88 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

219 shoferë të sanksionuar në Shkup: 88 për vozitje të shpejtë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, nga të cilat 88 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Pesë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat