Policia gjobit 120 shoferë në Draçevë të Shkupit

Maqedonia

Policia gjobit 120 shoferë në Draçevë të Shkupit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 23:00, është kryer kontroll i intensifikuar aksionar në zonën e komunikacionit në territorin e vendbanimit Draçevë në Shkup.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit janë sanksionuar 120 drejtues automjetesh.

Nga të cilët 80 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, dy masa për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njofton MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat