Pendarovski-Peach: Britania e Madhe na mbështet në çështjet kyçe që nga pavarësia jonë

Maqedonia

Pendarovski-Peach: Britania e Madhe na mbështet në çështjet kyçe që nga pavarësia jonë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 17:39
Foto nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Lordin Stuart Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u konfirmua partneriteti dhe miqësia e kahershme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo, e cila reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe që nga pavarësia jonë e deri më sot, dhe marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga një dialog politik dinamik në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekst të luftës në Ukrainë, si dhe për çështje dypalëshe nga interesi reciprok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat