Këta janë dy personat që u vranë në Çarshinë e Shkupit
Media ka siguruar identitetin e dy personave që u vranë mbrëmjen e sotme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Ata ndryshe njihen me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”.
Vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar.
Të shtënat në Shkup, MPB konfirmon se ka dy të vrarë
MPB ka dal me detaje për shkaqet e vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga ku dhe konfirmojnë se janë vrarë dy persona, ndërsa një person tjetër është plagosur.
“Më datë 06.03.2023 në orën 20:11. në SPB-Shkup është paraqitur se disa persona qëlluan në J. K. dhe E. I., të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe A.T., i cili është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje thonë se policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.
Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit, pamje nga vendi i ngjarjes
Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.
Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën “Zhilla”.
Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, gjegjësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:
Të shtëna në Shkup, dyshohet se ka të vrarë
Sot janë dëgjuar disa të shtëna në Çarshinë e Shkupit, ku dyshohet se ka viktima.
Siç pohojnë dëshmitarët okularë për “A1on”, pranë një shisha-bar kanë mbetur të vrarë dy persona.
Nga MPB tani për tani konfirmojnë se ka pasur të shtëna Çarshinë e Shkupit, por nuk japin më shumë detaje, gjegjësisht për në orët në vazhdim do të japin më shumë detaje pasi të bëjnë ekspertizën në vendin e ngjarjes.