Gjendet e djegur vetura “Audi 6”, me të cilën katër vrasësit e trefishtë arritën të ikin nga vendi i krimit, konkretisht nga lokali “Shisha Bar”, ku mbeti i vrarë në vendngjarje Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, ndërsa në spital ndërroi jetë edhe Tahla Ali, kamerieri i lokalit.
Targat e veturës nga burime policore, ishin targa të falsifikuara, ndërsa veturës i është vënë flaka në afërsi të unazës se Shkupit.
Sigurisht, thonë Vrasësit kanë pasur bashkëpunëtorë tjerë, të cilët i kanë ndihmuar në ikje pasi e kanë djegur veturën.

Ndryshe, ekzekutimi ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa katër vrasësit – të maskuar dhe të armatosur edhe me kallashnikov, pasi kanë hyrë në “Shisha Bar” në Çarshine e Shkupit, janë drejtuar drejt Krivanjeves dhe Isenit, ndërsa plumbat e kanë kapur edhe kamerierin, të riun Tahla Ali.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit. Sipas MPB-së në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim.
