Ka ndërruar jetë Lupço Jakimovski, ish-drejtor i MIA-s dhe RTVM-së, njofton MIA.
Jakimovski u lind në vitin 1961 në fshatin Velestovë të Ohrit dhe vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 61-vjeçare.
Ai kishte të kryer Fakultetin Filologjik në Shkup – dega Histori e letërsive të popujve të RSFJ-së.
Dy herë është zgjedhur si deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së në përbërjen e parë parlamentare dhe më pas në vitin 1998.
Po të njëjtin vit u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Maqedonisë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2002.
Në vitin 2006 është emëruar drejtor dhe kryeredaktor i MIA-s, pozitë të cilën e ka ushtruar për 11 vite me radhë, deri në vitin 2017.
Lupço Jakimovski do të varroset në vendlindjen e tij në Velestovë.