Gruaja nga Çairi e sulmon dhe i merr paratë të moshuarës 80 vjeçare

Maqedonia

Gruaja nga Çairi e sulmon dhe i merr paratë të moshuarës 80 vjeçare

Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një grua 80 vjeçare ka qenë viktime e dhunës fizike të ushtruar nga një grua më e re në moshë nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

Nga atje theksojnë se përveç sulmit, të moshuarës i janë marrë edhe paratë, por pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara për sulmin u arrestua, ndërsa paratë i janë kthyer gruas së moshuar.

“Me datë 06.03.2023 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair e kanë ndaluar F.E (39) nga Shkupi.

Ajo dyshohet se rreth orës 11:30 e ka sulmuar fizikisht V.D (80) nga Shkupi në shtëpinë e saj në zonën e Çairit dhe i ka marrë para. Paratë e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronares, ndërsa F.E u ndalua në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat