“Qeverisja e LSDM dhe BDI lejoi që mafia e drogës të sundonte rrugët. Strukturat në policinë e Spasovskit u bënë mbrojtës i tyre. Aksionet u thyen, ndërsa personat që u zbuluan u liruan menjëherë”.
Kështu thonë nga OBRM-PDUKM pas vrasjes së dyfishtë në çarshinë e vjetër të Shkupit.
Nga OBRM-PDUKM theksojnë se “ërplasje të tilla gangsterësh të klaneve janë bërë të zakonshme”.
“Siguria e qytetarëve është në pikëpyetje. Në një vend ku mafia është në koalicion me qeverinë, jeta e çdo njeriu është në rrezik. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Oliver Spasovski të japë dorëheqje? Gjimnastika e tij statistikore nuk është më e pranueshme as në selinë e LSDM-së.
Është e thjeshtë, nëse policia nuk ndjek penalisht kriminelët, krimi në letër do të ulet, por në realitet vendin do ta sundojnë bandat”, thonë nga OBRM-PDUKM.