Shpërthen zjarr përgjatë rrugës Koçan-Vinicë

Maqedonia

Shpërthen zjarr përgjatë rrugës Koçan-Vinicë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Kashtë, kallamishtë dhe një sasi e madhe e gomave të vjetra të veturave digjen përgjatë rrugës kryesore Koçan-Vinicë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke iu referuar Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave nga Shtipi.

Siç theksojnë ata, nga djegia e kallamishtes është përfshirë nga zjarri edhe një pjesë e madhe në të cilën kishte goma të vjetra.

Zjarri është raportuar në orën 14:20. Tre makina zjarrfikëse me tetë zjarrfikës janë dërguar në terren për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Derisa ishte duke vazhduar aksioni për shuarjen e zjarrit, qarkullimi në atë rrugë është ndërprerë.

“Situata po monitorohet nga QMK dhe zjarrfikësit të cilët ndodhen në terren”, thonë nga QMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat