Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 mars 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë mesatare, e në pjesën perëndimore e fortë nga drejtimi perëndimor, e cila pasdite në pjesët veriore do të ndryshojë drejtimin në veri.

Temperatura do të jetë nga 3 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 7 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të shkojë deri në 17 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat