Një zjarr ka shpërthyer herët në mëngjesin e sotëm në një lokal në afërsi të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë.
Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga MPB-ja informuan se në ora 04:33 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Metropolitan Teodosij Gologanov” ka shpërthyer zjarri dhe është djegur pjesa e brendshme e objektit dhe konstruksioni i kulmit.