MPB njofton se dje janë kryer kontrolle të intensifikuara në të gjithë territorin e RMV-së.
Kontrollet jane bere për të sanksionuar shoferët të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, me çka janë shqiptuar 242 gjoba.
“Prej tyre janë shqiptuar 11 gjoba automjet lëvizte me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 115 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 127 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.