Në spitalin e Manastirit prindërit kanë sjellë trupin e djalit të tyre dymbëdhjetëvjeçar, i cili ka ndërruar jetë në shtëpi.
Policia bën të ditur se tragjedia ka ndodhur të dielën, dhe bëhet fjalë për një djalë nga fshati Lerë i Manastirit.
Sipas njoftimit, i mituri është sëmurë në shtëpi dhe më pas është dërguar në spital.
Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.