Mickoski: Të organizohen zgjedhje të parakohshme në maj ose qershor

Maqedonia

Mickoski: Të organizohen zgjedhje të parakohshme në maj ose qershor

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:26
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj ose në mes qershorit pa qeveri teknike.

“Për zgjedhje në muajin maj, le të jetë gjysma e qershorit. Nuk duhet patjetër qeveri teknike.

Siç është tani jemi të gatshme të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Ai përsëriti se OBRM-PDUKM në mënyrë publike e ka shtrirë dorën për zgjedhje parlamentare dhe atë tërhiqem edhe nga qeveria teknike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat