Mariçiq: Kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i përfundojmë obligimet tona

Maqedonia

Mariçiq: Kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i përfundojmë obligimet tona

Më: 17 mars 2023 Në ora: 21:07
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut u shpreh se dyert e BE-së janë të hapur, por se i mbetet vendit që t’i përfundojë obligimet që japin rezultate që janë interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Kemi gatishmëri të mirë për të vazhduar procesin e bisedimeve me BE-në. Mbështetjen politike që e kemi nga vendet e BE-së duhet ta përdorim tani dhe ta mbajmë vazhdimësinë e eurointegrimeve”, shtoi Mariçiq.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur harmonizimin e legjislativës së vendit me të drejtën e BE-së dhe se sitemi bankar është stabil.

Stabiliteti makroekonoik ka rritje solide prej 3.2% në gjysmën e parë të vitit 2022. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje prej 14.5%, ndërsa papunësia në tremujorin e fundit të vitit 2022 është 14.3”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat