Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Pendarovski nuk ka dhënë më shumë detaje por ka shkruar:
“Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së”.
Përndryshe, takimi trepalësh është zhvilluar në vilën presidenciale në Ohër.