Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një postim në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen mes Kurtit e Vuçiq, që u arrit dje në Ohër.
Ai tha se i heq kapelën BE-së dhe SHBA-së për bashkëpunimin dhe kontributin.
“Progres dhe lajme fantastike nga Ohri, ku Kosova dhe Serbia ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. E mirëpres këtë marrëveshje dhe inkurajoj zbatimin e saj.
Ia heq kapelën Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për bashkëpunimin dhe kontributin”, ka shkruar Grubi.