Emri Mbreti Borisi i Tretë ndalohet për emërtimin e shoqatave në Maqedoni

Maqedonia

Emri Mbreti Borisi i Tretë ndalohet për emërtimin e shoqatave në Maqedoni

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Komisioni për përdorimin e emrave dhe personaliteteve do të japë mendim negativ për përdorimin e emrit Mbreti Boris i Tretë për Shoqatën për afirmimin e vlerave kulturore dhe bullgarëve maqedonas Mbreti Borisi i Tretë Ohër.

Komisioni për përdorimin e emrave në mbledhjen e sotme dha mendim negativ për përdorimin e emrit Mbreti Borisi i Tretë për emërimin e Shoqatës për afirmim të vlerave kulturore të bullgarëve të Maqedonisë Mbreti Borisi i Tretë Ohër.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga do të duhet të merr vendim për ndalimin e përdorimit të emrit pas marrjes së mendimit negativ.

Ndryshe, komisioni mendim negativ ka dhënë edhe për shoqatën Vanço Mihajllov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat