Kovaçevski në Beograd, pritet nënshkrimi i disa memorandumeve MV-Serbi

Maqedonia

Kovaçevski në Beograd, pritet nënshkrimi i disa memorandumeve MV-Serbi

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:05
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd. Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kovaçevski janë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, Ujërave Lupço Nikolovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdevski.

Pas pritjes zyrtare, ka pasur një takim kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe kryeministres serbe Ana Bërnabiq. 

Dy delegacionet qeveritare, të kryesuar nga kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, mbajtën edhe një takim të përbashkët plenar, ku janë diskutuar -siç u tha- tema me interes për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.

Pas këtij takimi është planifikuar nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, si dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Dimitar Kovacevski dhe Ana Bërnabiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat