Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë dhe herë pas here e fortë (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore.

Pasdite do të jetë moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët lindore.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me diell.

Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat