Këto ditë në Pekin po mbahet Forumi Rinor për Zhvillim “URA e së Ardhmes”, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i së Majtës, Mario Janeski.
Në videon e publikuar nga partia politike e Majtë, përfaqësuesi i tyre në Pekin theksoi se do të përdorin emrin e vetëm shtetëror Republika e Maqedonisë dhe kërkoi nga të pranishmit që ta përdorin atë emër.
“Gjatë manifestimit organizatorët nga N.R. Kina e përdori emrin Republika e Maqedonisë, në frymën e politikës së saj të bashkëpunimit ndërmjet kombeve, pa u ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve.
Jemi dëshmitarë të një ndryshimi të përshpejtuar në skenën gjeopolitike dhe vizioni i vetëm i bashkëpunimit midis kombeve do të ndërtohet pashmangshmërisht mbi parimet e respektit të ndërsjellë – në vend të shantazheve, kërcënimeve dhe sanksioneve”. – njoftojnë nga E Majta.