SPB Tetovë njofton se dje në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut.
“Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore-Mavrovë është raportuar se tek vendi i “Kali i Bardhë” në ujërat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, të Gostivarit janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu.
Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik.
Dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.