“Një projekt i madh jo vetëm për Maqedoninë por edhe për SHBA-të”, tha ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të.
Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit.
“Një projekt zhvillimor, i një rëndësie të veçantë. Unë uroj shumë suksese për kompaninë Bechtel Enka e cila do të ndërtoj këtë projekt, po kontribuoni në jetë me të mirë për qytetarët si dhe ekonominë e vendit dhe rajonit. Ju faleminderit”, potencoi ambasadorja Aggeler.
Ambasadorja shprehu besimin se ndërtimi i korridorit 8 do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e rajoni më afër njëri tjetrit.