Prokuroria e Maqedonisë kërkon paraburgim për shtetasin e Bosnjës, ka rrahur vajzën 14-vjeçare

Maqedonia

Prokuroria e Maqedonisë kërkon paraburgim për shtetasin e Bosnjës, ka rrahur vajzën 14-vjeçare

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një burri 45-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka braktisur dhe ka keqtrajtuar vajzën e tij 14-vjeçare.

Nga Prokuroria thonë se personi në fjalë nga shtatori i vitit 2022 deri me 28 mars të këtij viti vazhdimisht ka udhëtuar jashtë shtetit dhe e ka lënë vajzën të vetme, pa përkujdesje dhe pa ushqim e produkte higjienike.

“Kur kthehej nga udhëtimet, ushtronte dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijës duke e përdorur rripin dhe goditjen si mjet për disiplinimin e saj dhe në një rast tentoi ta godiste me thikë. I dyshuari e ka punësuar vajzën 14-vjeçare në një pastiçeri gjatë fundjavës, ndërsa të ardhurat e fituara i ka marrë për të shlyer borxhet e tij.

Më 22 mars, vajza është sëmurë në shtëpi dhe nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa i dyshuari e ka telefonuar nga jashtë dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë kur të kthehet për shkak se ka munguar. Kjo sjellje i shkaktoi viktimës frikë dhe stres të vazhdueshëm, si dhe një ndjenjë të braktisjes dhe mungesës së kujdesit prindëror”, thonë nga Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat