Nuk janë të vërteta pretendimet e OBRM-PDUKM-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve, thonë nga LSDM.
Nga atje theksojnë se partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM është kundër çdo projekt strategjik në shtet dhe, siç pretendojnë ata, për këtë arsye po shpërndan qëllimisht gënjeshtra për projektin më të madh 1.3 miliardë euro, ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
LSDM njofton se si me çdo marrëveshje tjetër ku investitori dhe kontraktuesi kanë të drejtat dhe obligimet e veta dhe sipas marrëveshjes së lidhur, kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat ekzistuese ligjore.
“OBRM-PDUKM-ja kriminale është e fundit që thërret dikë për këtë temë, sepse për shkak të komisioneve të zyrtarëve të tyre dhe projekteve të dështuara, autostrada Kërçovë-Ohër mbeti e ngecur me vite, projekt ky që tani po ndërtohet intensivisht pasi që u larguan mangësitë. Kjo i kushtoi vendit shumë”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se nuk është i vërtetë as pretendimi se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore cenon të drejtat e punëtorëve.