Radev: Të paktën dhjetë e herë e kam ftuar Pendarovski ta vizitojë Bullgarinë

Maqedonia

Radev: Të paktën dhjetë e herë e kam ftuar Pendarovski ta vizitojë Bullgarinë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 13:37
Rumen Radev

Në vitet e fundit, e kam ftuar Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të paktën dhjetë herë të vizitojë Bullgarinë. Kështu tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar qëndrimet e shprehura nga Stevo Pendarovski.

“Në tetor, gjatë hapjes së interkonektorit me ndihmën time para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, RMV mori ndihmë financiare nga BE-ja për blerjen e energjisë elektrike”, shtoi Radev.

Radev theksoi se ishte i pari që e ngriti çështjen e bullgarëve maqedonas.

“Unë kam qenë personi që kam arritur të bashkëpunoj me të gjithë liderët dhe institucionet evropiane që përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e RMV-së të bëhet kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për hyrjen në BE”, tha presidenti bullgar.

Radev shpreson se kryetari i RMV-së do të kuptojë se kjo do t’i ndihmojë vendit të tij të shkëputet nga ideologjitë e së kaluarës totalitare dhe të shkojë drejt demokratizimit të shtetit.

Pendarovski dje tha se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me Radevin, duke theksuar se sipas tij nuk ka klimë të fqinjësisë së mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat