Pendarovski nuk pushon së ofruari veten para koalicionit qeverisës, duke menduar se do të jetë sërish kandidat për president. Më duhet ta zhgënjej dhe t’i them se është kundërshtari më i dëshirueshëm për opozitën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse do të humbasë, tha sot kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Sipas tij, “kreu i shtetit Pendarovski është shembull i keq i presidentit”.
“Presidenti si analist përdor mençurinë popullore dhe i bëj thirrje që të mos fshihet pas Kuvendit dhe të mos i firmosë ato vendime ligjore. Këtë e ka si mundësi”, tha ndër të tjera Mickoski.
Pendarovski dje tha se është kundër ndryshimeve ligjore që parashikojnë rritje së orëve javore të punës nga 40 në 60 orë për nevojat e konsorciumit “Bechtel dhe Enka”, i cili duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10D.