Asociacioni i specialistëve dhe mjekëve të ri në Maqedoninë së Veriut përmes një postimi në Facebook kanë bërë krahasimin e pagave që marrin mjekët në vendin tonë me ato të Shqipërisë.
Nga atje thonë se mjekët në Maqedoni marrin rrogë 450 euro dhe se nuk ju paguhet e kujdestaria, ndërsa funksionarëve u rritën pagat për 78%.
“Mjek praktikant në Maqedoni: 450 euro honorar, kujdestari 24 orë pa paguar.
Mjek praktikant në Shqipëri: 1300 euro pagë, kujdestari e paguar.
Ndërkohë 78% rritje të mëdha për funksionarët tanë!”, thuhet në statusin e Asociacionit të specialistëve dhe mjekëve të ri.