Lloga: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend

Maqedonia

Lloga: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:30
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u shpreh është përpiluar Propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve.

“Këto ndryshime ligjore, janë harmonizuar dhe dakorduar me të gjitha subjektet dhe do të përcillen për procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Lloga.

Ai shtoi se me miratimin e këtij ligji Maqedonia e Veriut bën një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj evropian dhe bëhet vendi i parë në Evropë që zgjidh problemin e kahmotshëm të personave të paevidentuar.

“Përgatitja e ligjit për personat e paevidentuar në Librin amë është një shembull i vendosshmërisë së Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë kategori të personave. Qëllimi i ligjit është që personat e paevidentuar të evidentohen në një Libër amë të veçantë në mënyrë që të furnizohen me certifikatë dhe një dokument identifikimi për të realizuar të drejtën e tyre të shkollimit, përkujdesjes sociale dhe shëndetësore. Presim që ndryshimet ligjore së shpejti ta kalojnë procedurën parlamentare dhe të miratohen”, shprehet Lloga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat