Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u shpreh se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune, lidhur me korridorin 8 dhe 10D dhe dispozita ligjore parasheh angazhim të punëtorëve për orë shtesë me pajtimin e tyre.
Trençevska theksoi se ndonjëherë proceset për ndërtimin e infrastrukturës kërkojnë urgjencë dhe se kjo dispozitë ligjore nuk është jokushtetuese, për shkak se nuk ka të bëjë për gjithë punëtorët.
“Bëhet fjalë për projekt strategjik dhe interes shtetëror i shtetit. Bëhet fjalë për punë jashtë orarit me pajtimin e punëtorët dhe nuk bëhet fjalë për punë jashtë orarit për gjithë punonjësit e angazhuar, por vetëm nëse kërkohet”, u shpreh ministrja Trençevska.
Ajo u shpreh se ndërtimi disa procese kërkojnë urgjence dhe në këto raste, kërkohet puna jashtë orarit që do të paguhet sipas rregullativës ligjore.