Maqedoni, sulm kibernetik në Agjencinë E Komunikimeve Elektronike

Maqedonia

Maqedoni, sulm kibernetik në Agjencinë E Komunikimeve Elektronike

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Sistemet elektronike të Agjencisë të Komunikimeve Elektronike janë nën sulm kibernetik, ndërsa rastin e ka vërtetuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Javën e kaluar, Departamenti për Krime Kompjuterike është njoftuar nga AKE-ja për sulmin ndaj institucionit dhe janë marrë masat përkatëse”, thonë nga MPB.

Drejtori i agjencisë, Jeton Akiku, ka konfirmuar se ka pasur një “incident të vogël” dhe se aktualisht janë duke u vendosur serverë të rinj. Sipas informacioneve, Akiku ka sqaruar se deri në fund të ditës do të dërgojë përgjigje të detajuara për situatën.

Ndryshe, Agjencia për komunikime elektronike është rregullator i tregut të komunikimeve elektronike, ku përfshihen dy operatorët më të mëdhenj mobil Makedonski Telekom dhe A1 Macedonia, si dhe ofruesit e shërbimeve për telefoninë fikse, televizion kabllor dhe internet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat