Nxënësit e shkollave të mesme u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të miratojnë ndryshimet për transport publik falas

Maqedonia

Nxënësit e shkollave të mesme u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të miratojnë ndryshimet për transport publik falas

Më: 13 prill 2023 Në ora: 20:47
Maqedoni

Nga Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme kërkojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që sa më shpejt t’i miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për transport publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Nga 17 marsi, Lidhja e nxnënësve të shkollave të mesme dorëzuan Propozim-ligjin në Kuvend, ku u njoftuan nga kryetari i Kuvendit se teksti është dërguar te të gjithë deputetët.

Edhe pse ka mbi një muaj, ky propozim ende nuk është dërguar në procedurë ligjore.

Nga Lidhja e nxnënësve të shkollave të mesme shprehen se ka kaluar mjaf kohë dhe kërkojnë që sa më shpejt të dërgohet në procedurë dhe të votohet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat