Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që filmonte pacientët në Gjinekologjinë e Tetovës

Maqedonia

Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që filmonte pacientët në Gjinekologjinë e Tetovës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:29
Anesteziologu 43 vjeç A.D.

Anesteziologu 43 vjeç A.D. nga Odri i Tetovës është dërguar mbrëmë në Gjykatën Penale ku është vendosur që të ketë paraburgim tetëditor. A.D. është parë me tuta dhe me kapelë, teksa hyn në gjykatë.

I njëjti ka përfunduar ne pranga pasi transmetoi “live” nё “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës.

Mjeku ne fjalë u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Odër. Drejtori i Spitalit,

Pëllumb Vela sot bëri të ditur se i njëjti është përzënë nga puna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat