MPJ: Osmani nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme gjyqësore, akuza është e pabazë

Maqedonia

MPJ: Osmani nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme gjyqësore, akuza është e pabazë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:03
Ministri Bujar Osmani

Ministri Bujar Osmani nuk duhet të paraqitet në seancën tek e cila i është ngritur padi për shpifje.

Nga MPJ thonë se padia nga Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut është e pabazë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ministri, Bujar Osmani nuk ka marrë ftesë për në senacën e sotme gjyqësore në të cilën janë ftuar avokatët.

Nga MPJ thonë se akza e ngritur kundër Ministrit është e pabazë.

“Ministri nuk ka bërë kurrë shpifje të tilla që mund të jenë fyese, shpifëse, diskriminuese apo edhe dëmtuese. E tërë kjo nuk është një proces ligjor por diskretitim publik. Ne shpresojmë se gjykata në këtë rast do i shqyrtojë faktet për ta deklaruar padinë si të pabazuar.”

Nga pala maqedonase u ngrit padi kundër ministrit Osmani i cili gjatë tetorit të vitit të kaluar për televizionin bullgar “BTV” u shpreh se duhet të hulumtohet se kush janë themeluesit e klubit maqedonas në Bllagoevgrad. Osmani theksoi se pikërisht kjo lëvizje është burimi financues i klubit maqedonas “Nikolla Vapçarov”. Osmani se bëhet fjalë për një fondacion nga Kanadaja e cila punon kundër interesave të shtetit si dhe interesave të partnerëve strategjik maqedonas.

Më 27 janar 2023, kryetari i Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut, Bil Nikollov dhe organizata ngritën padi për fyerje dhe shpifje në Gjykatën Themelore Civile Shkup edhe kundër mediumit “360 Gradë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat