Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriu solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,118 %, te nafta për 2,823%, te vaji ekstra i lehtë për 2,702 % dhe te mazuti ka rritje për 1,511% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,713%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 21.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 85,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,409 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 21.4.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat