Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 139 shoferë.
Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre tetë shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.