Qeveria e RMV-së njoftoi se përfaqësues të Qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, të kyçur në këtë projekt më të madh të infrastrukturës, do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e dy korridoreve, në procedurë përkatëse parlamentare.
Prezantimi i Marrëveshjes, sic thanë nga Qeveria, do të zbatohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë.
Mospublikimi i marrëveshjes flet se LSDM dhe BDI diçka po fshehin – thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke theksuar se opinion duhet të dijë se si do të harxhohen 1.3 miliardë euro për ndërtimin e Korrisorit 8 dhe 10D.
VMRO-DPMNE thotë se sipas materialeve që kjo parti i ka nga informatorët, marrëveshja ka një pjesë ku shihet se 70% e punëtorëve do të jenë të huaj.