Vetura e një punonjësi në burgun në “Idrizovës” i është djegur vetura. Një gardiani i burgut mbrëmë i është djegur vetura para shtëpisë së tij në fshatin Novosellë, njoftojnë nga MPB.
Kjo është pesta herë që u djegën veturat punonjësve të burgut.
“Më 25 prill në ora 01:56 në SPB Shkup, L.K. punëtor i burgut të Idrizovës ka raportuar se në oborrin e tij në fshatin Novosellë të Shkupit i është djegur automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit.
L.K. zjarrin e ka fikur vetë, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.