​Osmani dekoron me urdhrin “Hasan Prishtina”, politikanin Arbën Xhaferi

Maqedonia

​Osmani dekoron me urdhrin “Hasan Prishtina”, politikanin Arbën Xhaferi

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:03
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar sot post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij.

“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në

Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sipas një komunikate të Presidencës, në emër të familjes së Arbën Xhaferit, i biri i tij Iliri, falënderoi Presidenten Osmani për respektin institituconal të treguar ndaj filozofit, intelektualit dhe liderit Arbën Xhaferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat