Arrestohet 14-vjeçari që dyshohet për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, në Bullgari

Maqedonia

Arrestohet 14-vjeçari që dyshohet për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, në Bullgari

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Është arrestuar djali 14-vjeçar që dyshohet se ka vrarë një shtetas 49-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, në resortin turistik Bregu i Diellit, njofton policia në Burgas.

Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet dje në zonën pyjore pranë një lokali në zonën turistike.

Është konstatuar se shtetasi i RMV-së ka hyrë në Bullgari më 24 janar përmes pikës kufitare Gjueshevë, përkatësisht është larguar nga Maqedonia nga Deve Bair.

Policia ka deklaruar në hetim se 14-vjeçari i dyshuar për vrasje është nga Nesebari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat