Në Kuvend nesër pritet të mbahet takimi koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me krerët e grupeve parlamentare.
Një nga temat e takimeve pritet të jetë edhe marrëveshja me Bechtel & Enka ku do të dakordohen se si dhe në cilin komision do të prezantohet kjo marrëveshja.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifing me gazetarë tha se në këtë takim koordinues është e mundshme arritja e marrëveshjes, por nuk dihet nëse OBRM-PDUKM do të pajtohet e cila nuk ka përfaqësues në takime.
Kryeministri Kovaçevski javën e kaluar theksoi se ka pranuar që marrëveshja të prezantohet nga përfaqësuesit e Qeverisë para deputetëve me certifikatë sigurie.
Deputeti Antonio Milloshski ne emër të disa deputetëve të OBRM-PDUKM-së që kanë certifikatë sigurie theksoi se me Kushtetutë dhe ligj, ata kanë të drejtë qasje në çdo dokument të emërtuar “Sekreet shtetëror”.